“Si do fle pa ty, o i bukuri im, o shpirti mamit”.

Fjalë të ndjera këto, të thëna nga zemra e një nëne që një ditë më parë, humbi të birin si pasojë e një aksidenti. Familja Nuzi, nga Burreli, por që prej vitesh jetonin në Angli, kishin shkuar me pushime në Shëngjin, kur të voglin e tyre, e shtypi një furgon në qendër të qytetit bregdetar.

Vogëlushi u transportua me shpejtësi në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, nëna e të miturit, e quajtur Besa Nuzi, shpreh të gjithë hidhërimin për humbjen e rëndë.

Ajo, drejtohet me fjalë prekëse për të birin, që mbylli përgjithmonë sytë, në atë që konsiderohej si pushimet familjare.

“O Shpirt o zemer o jeta mamit ti ma vrave shpirtin o zemer pse ike ngele vetem o shpirt pse nuk vdiqem te gjith me ty pse o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot”, shkruan zonja Nuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb