TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur sa i përket dy figurave të rëndësishme të maxhorancës si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputeti Damian Gjiknuri.

Kryemadhi u pyet në bashkëbisedimin me gazetarët nëse ka një hezitim nga LSI kur vjen puna për të folur apo akuzuar Veliajn. Ajo mohoi dhe tha se ai është një zgjatim apo një nga gishtat e duarve të Edi Ramës.

“Erion Veliaj është një zgjatim, një nga 10 gishtat e duarve të Edi Ramës. S’kam pse merrem me gishtat e dorës…”, tha Kryemadhi.

Ndërsa për Gjiknurin dhe uljen në tryezën e reformës me të, ndërkohë që ai është i akuzuar nga opozita, Kryemadhi e cilësoi atë një këlysh të Ramës.
“O zotëri unë do luftoj me bishën ti më thua lufto me këlyshët. Të gjithë janë këlyshët e tij, çfarë i ka kërkuar Rama kanë bërë. Dënimi është një test për Edi Ramën se është kusht nga Bundestagu”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb