Vëllimi i parë i kujtimeve të shumëpritura të ish-presidentit amerikan Barack Obama “Një tokë e premtuar” do të dalë nesër.

Në libër tregohet për vendimin për të vrarë Osama bin Laden, krizën globale financiare dhe Deepwater Horizon.

Libri përshkruan arsimimin politik të Obamës dhe udhëtimin e tij për t’u bërë presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe momentet historike të mandatit të parë të presidencës së tij historike, ka njoftuar botuesi ”Penguin Random House” në një deklaratë.

“Jam përpjekur t’u jap lexuesve një kuptim të udhëtimit personal që kemi kaluar unë dhe Michelle gjatë atyre viteve në Shtëpinë e Bardhë”, tha Obama.

Libri me 768 faqe do të dalë në të njëjtën kohë në 25 gjuhë dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm si një libër audio i lexuar nga ish-udhëheqësi.

Një datë e lëshimit për vëllimin e dytë dhe të fundit nuk është caktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: