SHBA-Presidenti amerikan, Barack Obama, dënoi sot një sulm të tmerrshëm dhe të shëmtuar pas hyrjes të një komandoje me talebanë në një shkollë në Peshauar, në veriperëndim të Pakistanit, ku u vranë 141 persona.

“Duke shënjestruar nxënësit dhe mësuesit në këtë sulm të shëmtuar, terroristët edhe një herë tjetër treguan shthurjen e tyre”, deklaroi Obama në një komunikatë, duke theksuar angazhimin e SHBA-së në krah të qeverisë pakistaneze për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin si dhe për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“SHBA-ja dënon me gjithë forcë sulmin e tmerrshëm që nodhi sot kundër shkollës publike të ushtrisë së Peshauarës në Pakistan. Shqetësimet tona dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të afërmve të tyre”, vazhdoi presidenti amerikan.

Talebanët pakistanezë zhvilluan sot një nga sulmet e tyre më të përgjakshme duke shënjestruar një shkollë të frekuentuar nga fëmijët e ushtarëve dhe duke vrarë të paktën 141 persona ku rreth 100 ishin fëmijë.

Ushtria në fund të mesditës i dha fund kësaj tragjedie pas shtatë orë luftimesh kundër gjashtë talebanëve të dërguar nga Lëvizja Talebanë e Pakistanit për t’u hakmarrë kundër ofensivës ushtarake të zhvilluar që prej korrikut nga ushtria pakistaneze në vendet ku strehoheshin luftëtarë talebanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: