Presidenti në ikje Barack Obama dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama kanë pritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melanie Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 17:00 pritet që Donald Trump të bëjë betimin e tij si Presidenti i 45 i SHBA-së. 70-vjeçari Republikan do të marrë Zyrën Ovale pak përpara mbrëmjes, duke u betuar të mbrojë Kushtetën.

Manjati i pronave të patundshme do të bëhet kreu i shtetit, komandant i ushtrisë dhe ekzekutivi kryesor i qeverisë.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania nisi mesditën e sotme ceremoninë e inagurimit me vizitën në një kishë në Uashington përpara momentit të çajit në Shtëpinë e Bardhë me çiftin presidencial në ikje, Barak dhe Mishel Obama.

 

 

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb