SHBA- “Do të punojnë për t’i bërë ballë ekstremizmit të dhunshëm”, kështu ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, David Cameron.

Obama deklaroi se SHBA do të jetë pranë të gjithë partnerëve që përballen me terrorizmin. Duke u ndalur tek ngjarja në Francë Obama tha se do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar.

“Do të ndihmojmë më tej forcat irakiane për të luftuar ISIS”, – tha presidenti i SHBA-së.

Kryeministrin britanik, David Cameron tha se nuk duhet të vendosen sanksione të reja ndaj Iranit.

Në mbyllje të konferencës presidenti Obama theksoi se Britania është një prej aleatëve më të fortë.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: