https://www.youtube.com/watch?v=98wQ9-zFJEM&feature=youtu.be
SHBA-Presidenti amerikan, Barack Obama mbajti fjalimin e tij të gjashtë tradicional drejtuar Kongresit. Obama foli për sigurinë e vendit, dhe ekonominë amerikane. Ai foli për rritje taksash mbi fitimet që realizojnë individët, të cilët shesin zotërime si aksione, bono thesari apo pasuri të patundshme; eliminimin e shkurtimeve që janë zbatuar mbi taksat e pronës së trashëguar me vlerë prej miliona dollarësh, si dhe tarifa mbi firmat më të mëdha financiare në vend.

Obama tha se ekonomia amerikane është në rritje, ndërsa hija e krizës ka kaluar dhe tashmë SHBA-të janë më të fuqishme. Presidenti u shpreh më tej se në 5 vitet e fundit u krijuan 11 milionë vende pune të reja nga bizneset.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i bëri thirrje Kongresit që të miratojë ligje më të forta për sigurinë kibernetike, pas një vale sulmesh që kanë goditur kompani amerikane.

Ndërkohë, sanksionet e reja shtesë ndaj Iranit dëmtojnë negociatat- tha Obama. Gjatë fjalës së tij presidenti amerikan kërkoi nga Kongresi të autorizojë përdorimin e forcës kundër ISIS, ndërkohë bëri thirrje që t’i jepet fund embargos me Kubën. Obama tha se është i vendosur dhe për mbylljen e burgut të Guantanamos.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: