SHBA – “Kur ekonomia është në rënie të lirë, duhet të ekzistojë një stretegji zhvillimi dhe jo thjesht përpjekje për të vënë në presë një popullsi që po vuan gjithnjë e më shumë”, theksoi Presidenti amerian Barack Obama, teksa komentoi zhvillimet në Greqinë gjatë një interviste në CNN.

I pyetur nëse pajtohet me deklaratën e Kryeministrit të ri të Greqisë se “shtrëngesa nuk sjell rezultat”, Presidenti Obama tha: “Është e vërtetë që nuk mund të vazhdosh të ushtrosh trysni mbi vende që gjenden në reçension. Në një moment duhet të të ketë një strategji zhvillimi, me qëllim që këto vende të mund të paguajnë borxhet dhe të ulin disa nga defiçitet e tyre”.

Në vazhdim, lideri amerikan theksoi se “nuk ka dyshim që ekonomia greke gjendej në një nevojë emergjente reformash. Vjelja e taksave në Greqi ishte tragjike. Që ky vend të bëhet konkurrues në tregun botëror, duhet të avancojë në një sërë ndryshimesh. Është shumë e vështirë që të realizohen këto ndryshime, nëse niveli i jetesës së qytetarëve ka rënë me 25%. Këtë nuk mund ta durojë, as shoqëria greke, as sistemi politik. Rrjedhimisht, shpresa ime është se Greqia do të mbetet në eurozonë. Besoj se Gjermania dhe të tjerët e pranojnë se është më mirë që Greqia të mbetet në Eurozonë se sa të largohet prej saj; “Grexit” do të ishte një situatë që tregjeve nuk iu pëlqen”.

Duke përfunduar, Obama u shpreh se e shqetësojnë zhvillimet në Europë. “Reformat strukturore janë të domosdoshme në shumë nga vendet evropiane. Mirëpo ajo që na mësoi përvoja amerikane, është se mënyra më e mirë për të reduktuar defiçitet është zhvillimi dhe kur ke një ekonomi në rënie të lirë, duhet të ekzistojë një strategji zhvillimi dhe jo thjesht të bëhen përpjekje për të vënë në presë një popullsi që po vuan gjithnjë e më shumë,”- tha ai.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: