UASHINGTON– Barack Obama nuk e fsheh se gjetja e një dhurate për Krishtlindje për bashkëshorten e tij Michelle është një bezdi.

“Ajo është e bukur, shumë e dhënë pas modës dhe shqetësohem kur i blej veshje”, tregoi ai në një emision në radio “On Air with Ryan Seacrest”.

“Ditën e Krishtlindjeve, do të më thotë, është e adhurueshme i dashuri im, por më pas nuk do t’ia shoh kurrë veshur atë që i kam blerë”, shtoi ai.

”Ekuacioni është më i thjeshtë për Malian, 16 vjeçe, vajza e madhe, thellësisht amatore e kinemasë. Një vit i kam blerë koleksionin e 100 filmave më të njohur në histori. Ajo e adhuroi”, theksoi ai.

Në fund të muajit nëntor, Obama zhvilloi garat tradicionale me Malian dhe Sashan tek “Politics and Prose”, libraria e pavarur e Uashingtonit për të shprehur mbështetjen për të gjitha dyqanet lokalë. Ishte një moment i bukur, rasti të blesh libra për të gjithë familjen, por kjo nuk zgjidh të gjitha problemet e mia të dhuratave”, shtoi ai.

Familja Obama do t’i kalojë festat e Krishtlindjeve në Havai. Ajo do të lërë Uashingtonin të premten për 15 ditë pushime në vendlindjen e presidentit amerikan ku ajo kalon zakonisht pushimet e fundvitit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: