IRAK – Avionët e Jordanisë vijojnë sulmet ndaj Shtetit Islamik, ndërsa presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar se raketat kanë vrarë aksidentalisht edhe një shtetase amerikane, që mbahej peng nga ekstremistët e ISIS.
Shtetasja amerikane Kayla Jean Mueller është përdorur si mburojë nga ISIS gjatë bombardimeve, çka ka bërë që ajo të humbë jetën. Pak ditë më parë ekstremistët e Shtetit Islamik bënë të ditur se avionët e Jordanisë kishin vrarë vajzën amerikane, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte pretendimet e ISIS. Por tashmë, vetë presidenti amerikan konfirmoi se 26-vjeçarja amerikane u vra nga raketat e Jordanisë kundër ISIS.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: