Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka dënuar retorikën politike kundër Islamit të njërit prej kandidatëve demokrat për president, Donald Tramp.

Në vizitën e tij të parë në një xhami si president i Shteteve të Bashkuara, Obama tha se retorika anti-myslimane ‘nuk ka asnjë vend në vendin tonë’, duke iu referuar deklaratave të fundit të Trampit kundër myslimanëve,

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i vlerësoi myslimanët e Amerikës si ‘disa nga amerikanët më të respektueshëm dhe patriotikë që mund të takosh’.

Donald Tramp ka bërë thirrje që myslimanët nuk duhet të lejohen të futen në SHBA.

Obama vizitoi për herë të parë si president në 7 vjet një xhami në Baltimore, Merilend. Shtëpia e Bardhë tha se kjo vizitë ishte menduar si mbrojtje e lirisë fetare dhe një mesazh kundër fanatizmit.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb