TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare të Facebook një foto të Presidentit Barack Obama, nën siglën “Foto e ditës”, ku ai shfaqet shumë miqësor, ndërsa mban një fëmijë në krah. Dhe në fakt sipas U.S. Embassy-Tirana, Obama ka marrë në krah një prej fëmijëve të punonjësve të personelit.

“FOTO E DITES: Presidenti Barack Obama ndalon në zyrën e Shefit të Kabinetit në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë për të takuar fëmijët e personelit”, thuhet në legjendën e fotos.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: