Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u bën thirrje njerëzve që të regjistrohen për të votuar për shkak të ndryshimeve klimatike, kontrollit të armëve, të drejtave të abortit.

Barack Obama i është bashkuar radhëve të demokratëve që po përdorin të famshëm të TikTok-ut për të promovuar axhendën e tyre.

Ai u shfaq në një video në TikTok me krijuesin e përmbajtjes “Virtus Spehar” ditën e djeshme. Në këtë video shfaqët ish-presidenti në 60 sekonda përmbledhje ditore të ngjarjeve aktuale, analiza, politika dhe histori të veçanta.

Në këtë postim, Obama u kërkoi njerëzve të regjistroheshin për të votuar dhe për të mbështetur demokratët për të miratuar kufizime të reja klimatike, ligje për kontrollin e armëve dhe për të zgjeruar të drejtat e abortit.
“Ju mund të qëndroni (nën tavolinën time) tani për tani, por kur të vijë koha për të votuar ju do të duhet të ngriheni,” tha Obama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: