SHBA-Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se SHBA-ja ishte e gatshme të angazhohej në dialog me Korenë e Veriut nëse kjo e fundit heq dorë nga arma bërthamore.

“Ne jemi të gatshëm (…) të angazhohemi në dialog me vendet me të cilat kemi pasur një histori konfliktuale, por Kim Jong-Un (numri një i regjimit koreano-verior) duhet të kuptojë se nuk do të mund të arrijë zhvillim ekonomik për aq kohë sa do të jetë i përqendruar drejt armëve bërthamore”, deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen koreano-jugor, Park Geun-Hye në Shtëpinë e Bardhë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: