SHBA-Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë një konferencë me gazetarët i rrëshqiti goja, dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim për të rritur trajnimin e anëtarëve të shtetit islam.

“Duke marrë parasysh masat shtesë të cilat i kam urdhëruar muajin paraprak, kemi përshpejtuar trajnimin e forcave të shtetit islam, duke përfshirë edhe vullnetarë nga tributë sunite në provincën Anbar”, tha Obama duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me terrorizmin në Lindjen e Mesme.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë u shfaq stenograf të fjalimit të Obamës para shtetit islam në kllapa ishte shkruar fjala (Irakut).

Kështu shërbimi për shtyp justifikon presidentin e SHBA-ve, se ka dashur të thotë përshpejtimin e trajnimit të forcave të armatosura të Irakut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: