FRANCË- Një objekt i dyshimtë është gjetur nga forcat e policisë në stadiumin e Parisit “Stade de France”, pak orë para nisjes së ndeshjes Francë-Islandë.

Forcat franceze të sigurisë kanë bërë një shpërthim të kontrolluar të objektit jashtë stadiumit.
Tifozët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe iu është thënë nga policia se nuk mund të vazhdonin për shkak të masave të sigurisë.

Terroristët e ISIS u përpoqën të sulmonin Stade de France në nëntorin e vitit të kaluar si pjesë e një sulmi të koordinuar në Paris, e cila përfshinte masakrën brenda teatrit Bataclan.

Terroristët vranë 130 persona në Paris më 13 nëntor, në të njëjtën ditë kur Franca luante një ndeshje miqësore me Gjermaninë.

Të paktën dy terroristë u përpoqën të hynin në stadium. I pari shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës pasi ai ishte larguar nga një roje e sigurisë.

Tre njerëz u vranë gjatë kësaj pjesë të sulmit. Presidenti francez Francois Hollande ka qenë në stadium, kur ISIS sulmoi.

Presidentët e Francës dhe Islandës, si dhe kryeministrat e tyre pritet të jenë sonte në stadium për ndeshjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: