Një objekt 5 katësh në Dhërmi eshte shembur sot IKMT nëpërmjet shpërthimit të telekomanduar. Ashtu sic ishte parashikuar, shperthimi ndodhi në orën 15:00.

Vet firma kundershtoi vendimin ne fjale, ndersa paraqiti lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brenda lejes dhe kritereve përkatëse. Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje të objektit, por firma nuk është njoftuar.

Për sa i përket këtij vendimi që sipas avokatit Genci Pulaj është totalisht antiligjor, është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë që e kanë firmosur disa ditë pas arrestimit të tyre.

Avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës dhe për dy inspektorët e IKMT. Avokati u shpreh se aty ku gjendej objekti nuk kishte plan apo projekt që të kishte shpronësim, por e gjitha u be për interesa të individëve të caktuar që donin sipas tij të shembnin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb