Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar nga selia e PS se partia e tij nuk ka asnjë armë sekrete për të arritur 88 mandate më 25 prill, por është shumë herë më e përgatitur.

Sipas Ramës, PS ka nisur punën për këto zgjedhje që para se të vinte COVID-19.

Ai madje ka ironizuar me kampin kundërshtar, duke shtuar se një nga avantazhet është se anëtarët e PS zgjohen herët dhe flenë vonë.

PYETJA: Cili është ai mekanziëm ,apo arma sekrete që e bën PS të arrijë 88 mandatet?

EDI RAMA: Nuk ka armë sekrete. Unë mendoj që nëse ka një avantazh, nëse mund ta veçoj se ka shumë. Por nëse ka një, që ne jemi shumë herë më të përgatitur, sepse zgjohemi herët dhe flemë shuëm vonë. Nxjerrim mësime, përgatitetmi. Dhe nga pikëpamja organizative, formimi i skuadrës, kemi punuar qysh para se të vinte COVID-19. Jemi shumë më të përgatitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb