Në një takim me fermerët në Roskovec, kryedemokrati Lulzim Basha, prezantoi planin që Partia Demokratike ka për këtë kategori.

Sipas Bashës, prioritet për qeverinë e tij, nëse do të fitojë zgjedhjet, do të jenë fermerët.

Ai theksoi se do ta ndihmojë këtë kategori me subvencione, shtim të infrastrukturës, por edhe ulje të çmimit të naftës. Po ashtu, ai premtoi se objektivi i madh i Partisë Demokratike, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, e prej kësaj, përfitojnë sipas tij edhe fermerët.

“25 prilli është dita kur do të keni mundësinë që ose të ikni nga kjo rrugë, o të vazhdoni me mua dhe pas 25 prillit do të jetë karta ID e fermerit, nuk do të ketë nevojë për nipt. Dhe 50 milionë euro në vit për infrastrukturat, aksesin në tregje, frigoriferët, magazinimin, në mënyrë që asnjë produkt të mos shkojë kot. Përmes këtij programi duam të garantojmë që produktet tuaja të shkojnë në tregun shqiptar me çmime konkurruese. Përmes kësaj do të arrijmë që jo thjesht të nxjerrim bukën e gojës, por të zerojmë koston e prodhimin dhe djersa juaj të kthehet në kuptim domethënës. Dikur quheshin kulakë, me përbuzje, sepse fermerët shqiptar ishin punëtorë dhe prodhonin. Nuk kishin nevojën ti shtrinin dorën as qeverisë. Me subvencionet ne do të arrijmë që familjet shqiptare t’i kalojmë nga faza e mbijetesës, ti kalojmë në fazën e sipërmarrjes. Ku në vend që të zhyteni në borxhe të shtoni investimin tuaj. Kjo është e mundur, e vetmja gjë që e dallon bujqësinë shqiptare, nga BE, është mungesa totale e mbështetjes nga qeveria. Bujqësia ka të paparashikuara, që nuk janë tipike për aktivitete të tjera. Pikërisht për të zbutur efektet të atyre që s’kemi në dorë, si moti, disa nga sëmundjet, për të zhdukur këto, qeveritë japin subvencione, me këto minimizohen kostot e fidanëve, plehrave kimikë. Do të shpëtoni nga karburantet. Tek ne është më i shtrenjti në botë, kryesori është taksa Rama. Me karburantin e nivelit të Kosovës e Maqedonisë, fermeri do e nxjerr prodhimin në treg me çmim konkurrues me çdo prodhim të rajonit. Ne do ju mbështesim që të eksportoni prodhimet tona. Nuk pranojmë më, që një grusht njerëzish të sjellin në Shqipëri prodhimet e subvencionuara të rajonit të subvencionohen, e të tjerët të varfërohen. Kjo do të jetë ndryshimi i parë. E di që punoni nga mëngjesi deri në darkë, s’jemi dorëzuar pa4ra vështirësive, kjo më mbush me krenari. Cili fermer tjetër në rajon do ia dilte me një qeveri që e ka kundër, askush, prandaj them që fermerët e këtij vendi janë kockë e fortë, janë njerëz që duan pak përkrahje, që të jenë të zotë. Prandaj kam besim që së bashku do të arrijmë shumë më shumë, sot kemi nevojë të mbajmë kokën mbi ujë, sot keni nevojë të zgjidhni një hall, por nesër do të bëjmë më shumë se kaq. E ardhmja jonë është Evropa. Ndaj dhe nuk do të pushoj asnjë çast, tetë vite kemi humbur duke mos bërë asnjë hap drejt Evropës. E mbani mend kur flisnim për vizat, i ulnit kokat, i mbani mend radhët e gjata para ambasadave, për të marrë një vizë për të vizituar djalin apo vajzën, apo mbesat dhe nipërit që i kishit parë në fotografi. Falë punës dhe përkushtimit, gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë. Unë s’do e ndal punën time që ta bëj Shqipërinë pjesë të Evropën, sepse BE kujdeset për bujqësinë. Shqipëria në ikje se ka pasur në mendje të thithë këto ndihma e t’iu ndihmojë, por ka pasur mendjen të abuzojë. Le ta themi me fjalë të thjeshta, ambicia ime është të kthej fermerët shqiptar, në kulakë të pasur dhe pronar”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb