Deklarata më e shpeshtë që dëgjojmë nga një trajner në konferencë për shtyp kur pyetet mbi objektivat, është ndeshja e radhës. Kjo thënie epike, duket se nuk gjen vend tek Tirana në këto momente, pasi objektivi i tyre kryesorë nuk është Skënderbeu, ndeshja e radhës, por Partizani. Ecuria pozitive e bardhebuleve këtë vit do të merrte më shumë formë nëse thyejnë më në fund ekipin e kuq.

Derbi
Derbi

Sigurisht që Skënderbeu nuk mund të nënvlerësohet, pasi Tirana ende nuk është larguar nga zona e ftohtë, por nëse në Korçë mund të jenë të kënaqur edhe më një pikë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për derbin. Pas 5 viteve ku nuk njohin fitore, i gjithë ambienti bardheblu kërkon fitoren me çdo kusht. Edhe ky është një refren i dëgjuar prej kohësh në shtëpinë e Tiranës, por këtë herë kanë më shumë se një arsye për të fituar.

Në radhë të parë, një tre pikësh kundër Partizanit do ti vendoste në pozita më komode në tabelën e klasifikimit, e dyta po kaq e rëndësishme, do të pengonin rivalët e tyre që këtë sezon janë shumë pranë titullit kampion dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, një fitore në derbi do të ishte dhurata më e bukur për tifozët bardheblu. Në këto kushte, ka qenë presidenti Halili ai i cili ka dalë në skenë duke i premtuar lojtarëve premio në rast fitoreje kundër Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb