Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në rubrikën ‘Opinion’ foli për debatet lidhur me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Gjatë bisedës në studio, Margariti ritheksoi se në Butrint nuk do të ketë as hotele dhe as kafeteri, duke shtuar se do të mbështetet kërkimi shkencor dhe gërmimet.

Më tej ministrja tha se çdo para e hedhur në Butrint investohet po aty, duke u shprehur se Butrini është pasuri botërore.

“Ato që mblidhen janë të ardhura të mjaftueshme për të kryer pjesën e mirëmbajtjes. Butrinit është një pasuri botërore në UNESCO dhe si e tillë duhet të arrijë në lartësinë e vendeve të tjera. Jemi duke balancuar kohën kur duhet ta bëjmë. Butrinti nuk është thjesht pasuri shqiptare, duam të shtojmë vizitorët, dhe të kenë një vend dinjitoz, ku të pushojnë, të kenë guida, dhe të gjitha shërbimet që ka në të gjitha vendet e tjera të botës. Duam të shtojmë nëpër të gjithë rrathët,..

Përfshirja më e gjallë në këtë aset është një prioritet, synojmë edhe të shtojnë numrin e punonjësve. Duam të çojmë në 44 punonjës, aktualisht janë 14. Kemi vendosur si objektiv të kemi 110 persona të punësuar dhe kemi menduar që ky fondacion të kontribuojnë me grante për mbështetje të punonjësve lokalë. Me këtë fondacion për krijojmë një buxhet të dedikuar për krijimin e research group dhe bashkë me ekspertët shqiptarë arkeologë kemi vendosur të gjitha linjat guidë që duhet të ndjekin të gjitha fazat. Do të ketë edhe një fond për mirëmbajtjen e punimeve. Aktualisht në kasën e Butrintit ndodhen 2.1 mln dollarë. Plani i biznesit përfshin 7.1 milion dollarë. qendra e vizitorëve do të sjellë shërbime të shtuara dhe do të rigjenerojë këto të ardhura…Më vonë Butrinti do të vazhdojë të gjeneroje të ardhura. Fondi shkon vetëm për programe të trashëgimisë kulturore. Paratë që do të shtohen do të shkojnë në kasën e Butrintit. Deri tani për nuk është gjetur një dakordësi për nevojat që ka i gjithë parku. pra arka ka pasur edhe një ekuilibër mes shpenzimeve dhe idesë për të pasur një arkë të shëndoshë. Afro 1 mln dollarë do të shkojnë për pjesën arkeologjike”, tha ministrja.

Ministrja gjithashtu u shpreh çdo para e hedhur në Butrint investohet po aty.

“Do ta fillojmë ta fusim në hartën e pasurive ndryshe nga parqet e tjera, pra mendojmë që në Parkun Kombëtar të Butrintit jemi në qasjen e duhur për t’i dhënë aksesueshmërinë me varka dhe autobusë elektrikë”, tha më tej ministrja.

Plani ka një qendër vizitorësh , por nuk besoj që askush nga vizitorët nuk do të ishte kundër që 2 km larg Butrintit të ketë një kafeteri…Kemi evidentuar një skemë studimi , por kjo do të kalojë të gjitha fazat e saj dhe komunikimet me të gjithë institucionet e tjera. Qëndron keqdashësia për të lexuar në fjalë në mënyrë të ligë… Ka potenciale që mund të rijetëzohen, mirëfunksionimi i tyre në shërbim të parkut, sepse një nga mungesat që kemi është një hapësirë dedikuar stafit, pra do të krijojmë fonde për të shtuar një tjetër muze në Sarandë…Objektivi primar në shërbim të trashëgimisë, vizitorëve dhe komunitetit”, tha Margariti, duke u shprehur se në Butrint nuk do të ketë as hotele dhe as kafeteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb