Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sot ku një 65-vjeçar humbi jetën  pasi është goditur për vdekje me thikë nga një bashkëfshatar i tij 63-vjeçar në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra, ka siguruar për News24 dhe BalkanWeb pamje nga momenti i parë kur bashkëshortja e autorit dhe djali i tij, kanë marrë dijeni mbi atë që kishte ndodhur.

Bashkëshortja e 63-vjeçarit dëgjohet të thotë e shqetësuar: Ka vdekur? Po si moj ka vdekur? Obobo! Ne nuk e dinim. Vetëm njëri? Vdiq ë?

Ndërkohë i biri po ashtu i tronditur pas veprimit të të atit është dëgjuar të thotë: Tani e mora vesh prej jush. Ku e dija unë?

A kishte konflikte babai juaj?

Djali i autorit: Nuk e dimë fare!

Për çfarë grindeshin?

Bashkëshortja e autorit: Ja për arën atje.

A keni komunikuar me babain?

Djali i autorit: Dola ta kërkoja. Nuk ka as telefon as gjë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb