NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Personat që kanë ndërtuar me leje ose pa leje në toka shtetërore do të bëhen pronarë të tokës ku kanë investuar. Për të marrë pronësisë mbi oborret në përdorim personat u është njohur kjo e drejtë duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar një formular tip. Përfituesi duhet të plotësojë gjashtë dokumente dhe ATP shqyrton kërkesën brenda 30 ditëve. Sipërfaqet dhe çmimi për m2 është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

KËRKESAT
ATP trajton me vendim kërkesat e subjekteve për kalimin ne pronësi te oborreve në përdorim. Agjencia bën vlerësimin e kërkesave te subjekteve për kalimin ne pronësi të sipërfaqeve shtetërore kur në dokumentin e pronësisë është shënimi “oborr ne përdorim”. Tjetërsimi i sipërfaqes oborr në përdorim për llogari të fondit të kompensimit financiar.

DOKUMENTET
Personi i interesuar duhet të plotësojë në ATP kërkesën sipas formularit tip. Poseduesi i oborrit në përdorim duhet të paraqesë dokumentin për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja; genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar dhe dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP. Sipas ATP-së dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.08.1991.

Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor, brenda kompetencave të tyre. Një tjetër dokument që duhet dorëzuar është edhe dokumenti, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundër shpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundër shpërblim.

SHQYRTIMI
Pasi subjekti ka paraqitur pranë AKKP-së kërkesën së bashku me dokumentacionin e kërkuar, për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim: ATP, brenda 30 ditëve, nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit nga ana e subjektit, kryen verifikimin e hollësishëm të tyre (verifikimet kryhen në terren nga punonjësit e ATP-së). ATP saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren.

Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, ATP, harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për: Të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të ATP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë; Të drejtën e tjetërsimit pa kundër shpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, shoqëruar me plan vendosjen përkatëse; Mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar, me shkrim, në mënyrë të hollësishme kushtet e përcaktuara në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen.

NJOFTIMI
Kërkuesi, me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim, paguan, në numrin e llogarisë së caktuar nga ATP, për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave. Pagesa bëhet jo më vonë se 30 (ditë nga data e marrjes së njoftimit nga ATP. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga ATP-ja të kërkesës për tjetërsim.

Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga: data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundër shpërblim; data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimit pa kundër shpërblim. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm, i cili merret jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues në regjistrin e protokollit të ATP-së, i njoftohet kërkuesit. Më pas ATP-ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP-së, e cila kryen procedurën e regjistrimit në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

ÇMIMI DHE DOKUMENTET
HD

FORMULARI TIP QË PLOTËSOHET NË ATP
FORMU
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: