Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni ka folur rreth situatës se reshjeve të shiut dhe borës në Shkodër.

Prefektja shprehet për gazetarin Senad Nikshiqi se për momentin nuk ka problematika të theksuara dhe se Shkodra të paktën deri tani nuk rrezikohet nga përmbytjet. Aktualisht, disa zona janë pa energji elektrike për shkak të erës dhe reshjeve, ndërsa aksi problematik mbetet rruga e Qafë-Thorës që lidh Shkodrën me Thethin, ku nuk këshillohet kalimi i mjeteve. Po ashtu nuk këshillohet kalimi edhe në anën tjetër nga Mali i Shoshit që sërish është një aks që lidh Shkodrën me zonat e Dukagjinit.

Ndër të tjera, në aksin drejt Vermoshit nuk këshillohet lëvizja për shkak të borës. Kujtojmë se dje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Oboti rrezikohet nga përmbytjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb