Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shfaqur sot shqetësimin pas raportimeve se një rast i virusit Zika në Shtetet e Bashkuara, është marrë nëpërmjet marrëdhënies seksuale. OBSH ka kërkuar hetime në lidhje me këtë rast.

Rasti i parë i virusit Zika në Shtetet e Bashkuara, nga zyrtarët shëndetësorë, është raportuar të martën në Dallas të Teksasit.

Zyrtarët e atjeshëm thanë se pacienti nuk e ka marrë virusin nga pickimi i mushkonjës, por përmes marrëdhënieve seksuale.

“Duhet të bëhet hulumtim i mëtejshëm për të parë se sa është i mundshëm transmetimi i virusit përmes marrdhënieve seksuale. Ky ëstë rasti i dytë për të cilin është thënë se nuk është marrë nga mushkonja”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: