Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se Evropa është shtytësi kryesor me raste të reja të COVID-19 dhe po përballet me përhapje të jashtëzakonisht të rëndë të sëmundjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes së AA-së në lidhje me ashpërsinë e variantit dominant delta të koronavirusit, përkundër paraqitjes së variantit të ri omicron, Harris tha se me siguri mund të thuhet se Evropa është shtytësi kryesor.

“Ne kemi 65 për qind të rasteve që vijnë nga Evropa dhe Evropa është në fokus të një përhapjeje shumë të ashpër, shumë të vështirë. Dhe shumica e rasteve janë delta”, tha Harris.

Ajo përsëriti një mesazh të vjetër nga OBSH për të “forcuar me të vërtetë” masat sociale dhe të shëndetit publik, si dhe vaksinimet, “sepse të gjitha ato gjëra do ta ndalojnë edhe deltan edhe omicronin”.

Harris u shpreh se varianti omicron është vërejtur në 58 shtete pasi për herë të parë u paraqit në Afrikën e Jugut dhe Botswana.

Ajo tha se nevojitet dyfishim i masave të besueshme, siç janë shmangia e grumbullimeve masive dhe turmave, derisa në ndërkohë duhet kushtuar rëndësi mbajtjes së maskave dhe higjienës së duarve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb