SHBA

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpenzojë 900 mijë dollarë për të ndihmuar Korenë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Kjo e fundit thotë se nuk ka ende asnjë rast të të infektuarve me koronavirus, por vëzhguesit thonë se kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë.
Ky lajm u bë i ditur nga agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap.

Por edhe pse nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi Penjani ka thënë se ka ndërmarrë një varg masash kundër tij, duke mbyllur kufijtë dhe duke i bërë të detyrueshme periudhat e karantinës. Në të gjthë botën të prekurit nga koronavirusi janë 873 767 nga ku 43 288 të vdekur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb