Përfundimi i shpejtë i masave të kufizuara të lëvizjes të paraqitura për të frenuar përhapjen e coronavirusit mund të shkaktojë një “kthim fatal” të pandemisë, paralajmëroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të premten.

“Unë e di se disa vende tashmë janë duke u përgatitur të dalin nga izolimi. OBSH, si të gjithë, do të dëshironte të hiqen kufizimet. Por heqja e kufizimeve të parakohshme mund të shkaktojnë një kthim fatal të pandemisë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Telegrafi.

“Kthimi i pandemisë mund të ishte po aq vdekjeprurës sa përhapja e tij nëse mungojnë masat e nevojshme”, shtoi ai në një konferencë shtypi virtuale në Gjenevë, selinë e agjencisë së KB.

OBSH po diskuton me vendet e interesuara përgatitjen e një strategjie të daljes graduale dhe të sigurt nga izolimi dhe konsideron se duhet të përmbushen gjashtë kërkesa.

Transmetimi i viruseve duhet të kontrollohet, të sigurohet ndihma shëndetësore publike dhe mjekësia, dhe të minimizohet rreziku në një mjedis të ekspozuar siç janë objektet e kujdesit shëndetësor afatgjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb