KINA

Kina ka refuzuar planin e OBSH për të kontrolluar laboratorët në Wuhan ku për herë të parë u shfaq COVID-19.

Ky do të ishte hapi tjetër drejt zbulimit të origjinës reale të virusit i cili solli pandeminë, por ka hasur në kundërshtinë e Kinës.

Zv/ministri i Shëndetësisë në Kinë, Zeng Yixin ka thënë se ky plan tregon mosrespektim të arsyes së shëndoshë dhe arrogancë ndaj shkencës.

Edhe pse më parë OBSH ka qenë skeptike në faktin se COVID-19 mund të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator në Ëuhan, gjithsesi tashmë po kërkohet një bashkëpunim më i madh nga Kina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: