Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shpreson që pandemia e COVID-19 të ndalet në më pak se dy vite dhe të marrë fund brenda kësaj periudhe. Ai bëri një krahasim me gripin spanjoll të 100 viteve më parë, pandemia që shkaktoi 50 milionë viktima si dhe infektoi 1/3 e botës, mbaroi në dy vite 1918- 1920 pas 4 valash.

Adhanom thotë se situata tani është ndryshe me COVID-19, pasi me më shumë lëvizje virusi përhapet më shpejt. Por nga ana tjetër mjekësia me teknologjinë e përparuar dhe njohuritë ka shans ta ndalë atë.

‘’Situata jonë tani me më shumë teknologji, natyrisht me më shumë lidhje, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt .Në të njëjtën kohë kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë.’’- tha Adhanom.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb