Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë është në rritje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo ka ndodhur pas shtatë javësh ku rastet ishin në rënie. Tedros e quajti rritjen e infektimeve si zhgënjyese, por jo befasuese referuar situatës në të cilën ndodhet bota sot.

Më tej ai i bëri thirrje vendeve që të mos i lehtësojnë masat dhe të luftojnë deri në fund shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Deri më tani, janë regjistruar rreth 150 milionë të infektuar në të gjithë botës, ndërsa më shumë se 2.5 milionë kanë vdekur nga sëmundja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: