Ndotja e ajrit, si e jashtme dhe e brendshme, shkakton çdo vit vdekjen e rreth 600 000 fëmijëve nën 15 vjeç për shkak të infeksioneve të rënda në rrugët e frymëmarrjes, lëshoi alarmin sot OBSH-ja.

“Ndotja e ajrit është duhani i ri”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në selinë e organizatës që është duke organizuar nga sot deri të enjten në Gjenevë konferencën e parë botërore mbi “ndotjen e ajrit dhe shëndetin”.

Me këtë rast, OBSH-ja publikoi një raport ku tregon se çdo ditë, rreth 93% e fëmijëve nën 15 vjeç në botë (ose 1,8 miliardë fëmijë) thithin një ajër aq të ndotur sa që vendos në rrezik të rëndë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, raporton ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: