GJENEVE – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se nuk ka asnjë justifikim të shëndetit publik për të shtyrë apo anuluar Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro për shkak të epidemisë së virusit Zika që është regjistruar në shkallë të gjerë në Brazil.

Pozicioni zyrtar i OBSH-së vjen pasi 150 ekspertë sanitarë i kishin kërkuar me një letër të hapur agjencisë së shëndetësisë në OKB, shtyrjen ose spostimin e Lojërave Olimpike në emër të shëndetit publik.

OBSH-ja evidentoi se “mbi bazën e zbulimeve aktuale, të anulosh apo ndryshosh zhvillimin e Olimpiadës 2016 nuk do të bllokojë ndjeshëm përhapjen në shkallë botërore të virusit Zika”.

Brazili është një prej rreth 60 vendeve që kanë sinjalizuar transmetimin e virusit Zika nëpërmjet mushkonjave që janë edhe përhapësi kryesor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: