Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë deklarata optimiste rreth urgjencës shëndetësore.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, OBSH ka thënë se urgjenca shëndetësore globale e shkaktuar nga koronavirusi mund të përfundojë në vitin 2023.

“Shpresojmë që vitin e ardhshëm të jemi në gjendje të themi se kjo nuk është më një pandemi”, kështu ka deklaruar drejtori I Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një takimi të zhvilluar në Gjenevë.

Megjithatë ai theksoi se ‘virusi duket sikur është këtu për të qëndruar’ dhe se bota tashmë ka mjete si vaksinat apo ilaçet për ta sulmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb