Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjysma e popullsisë së Jemenit mund të preket nga pandemia e koronavirusit.

Në një deklaratë nga zyra e OBSH-së në Jemen thuhet se sistemi shëndetësor vazhdon të vuajë nga mungesa e stafit dhe nga sistemi i dobët shëndetësor.

Në deklaratë thuhet se furnizimet mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin në vend janë të pamjaftueshme.

Menjëherë pas shpalljes së pandemisë, organizata ka paralajmëruar autoritetet lokale se ekziston mundësia që virusi të prekë 50% të popullsisë së Jemenit, ose rreth 16 milionë persona.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të mbështesë të gjithë partnerët që punojnë në fushën e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit.

Sipas shifrave më të fundit zyrtare në Jemen, deri tani janë raportuar 10 raste me COVID-19, me tyre dy viktima dhe një i shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: