Të premten rastet e përditshme globale të koronavirusit tejkaluan kufirin e 220,000, duke shënuar një rekord të ri që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 24 orë, OBSH regjistroi 228,186 infeksione të konfirmuara më 10 korrik. (+23.219 në krahasim me një ditë më parë).

Koronavirusi vrau 5,568 njerëz në të njëjtën ditë. Që nga e enjtja, për më tepër, rastet ditore kanë tejkaluar pragun e 200 mijëve, tre herë me radhë.

Për më tepër e shtuna, ishte një ditë e infeksioneve rekord në Shtetet e Bashkuara, vendi më i prekur nga koronavirusi: u regjistruan 66.528 raste të reja, kurrë kaq shumë në 24 orë sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 3,242,073, ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 760 për të çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 134.729.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb