Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se sistemi shëndetësor në Ukrainë po bëhet shënjestër e sulmeve ruse dhe se sistemi shëndetësor thuajse është shkatërruar.

OBSH bën me dije se janë verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte mjekësore në Ukrainë.

Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së dr Mike Ryan dënoi sulmet në spitale .

“Sistemi shëndetësor në Ukrainë është kthyer shënjestër e sulmeve ruse. Duhet të mbështetet , të forcohet po ashtu duhet t’i ofrohet më shumë mjete për të shpëtuar jetë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb