Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në Afrikë vdekjet me burim koronavirusin e ri (COVID-19) u rritën me 40 për qind në javën e fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus në një fjalim në Forumin Botëror për Prodhimin Lokal tha se në kontinent nuk ka mjaftueshëm vaksina dhe pajisje për mbrojtje personale kundër COVID-19.

“Mangësia në fjalë nxit pandeminë”, nënvizoi Ghebreyesus duke shtuar se në javën e fundit në Afrikë numri i rasteve dhe i vdekjeve nga COVID-19 janë rritur 40 për qind.

“Afrika aktualisht ndodhet përballë një pandemie të rëndë”, tha Ghebreyesus.

Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë ka tejkaluar 5 milionë e 273 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 138 mijë.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe në Libi.

​​​​​​​Ndërsa numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb