OBSH-ja jep lajmin jo optimist, ku thotë se koronavirusi ka ardhur për të qëndruar mes nesh.

Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se “Ky virus nuk do të zhduket. Ai ka ardhur këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin”.

Sipas tij, edhe “kur të kemi në dispozicion vaksinën, nuk do të thotë se ka ardhur fundi i virusit vrastar. Do të kemi një mjet më tepër për ta luftuar por vetëm kaq. Në thelb, tani e tutje ne duhet të menaxhojmë jetën tonë në mënyrë që të parandalojmë që ky virus të na infektojë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: