Çmimi i madh i Hungarisë dhuroi një garë mjaft të bukur, por dhe aq shokuese për nga renditja e pilotëve. Gara u fitua nga piloti francez Esteban Ocon, për të cilin ishte triumfi i parë në karrierë.

Në vend të dytë u rendit Sebastian Vettel, ndërsa Leëis Hamilton u ngjit në podium vetëm në vendin e tretë. Garë jo e mirë për Verstappen, që u rendit në vendin e 10-të dhe lëshon vendin e parë.

Gjysmë ore para se të startonte gara, nisi të binte shi i rrëmbyeshëm dhe gjeti pilotët të papërgatitur. Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas zbriti disa vende në renditje në start, por kjo u përkthye negativisht nga piloti finlandez.

Ai rrëshqiti në kthesën e parë të garës duke nxjerrë nga pista Verstappen, i cili mundi të rikthehej prapë në garë, por me makinën e dëmtuar. Në këtë moment ndodhi dhe një aksident tjetër, ku piloti Stroll goditi keq Ferrarin e Leclerc, duke e nxjerrë jashtë gare.

Gara rinisi nën drejtimin e makinës së sigurisë, teksa të gjithë pilotët hynë në pole ndërruan gomat, vetëm Hamilton preferoi të qëndronte në pistë. Britaniku gaboi rëndë, pasi një xhiro më vonë hyri në pole për të ndërruar gomat, duke u renditur në vend të fundit.

Por kjo nuk e pengoi pilotin e Mercedesit që të luftonte duke u renditur nga vendi i fundit në të tretin. Garë mjaft të mirë zhvilloi edhe Alonso, i cili përballoi dhe presionin e Hamilton për gati gjysmën e garës duke mos e lënë britanikun ta parakalonte. Gjithsesi, Hamilton merr kreun e renditjes së përgjithshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb