KOSOVE- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell në një debatin me qytetarë në rrjetin social Facebook ka deklaruar se polarizimet aktuale në skenën politike janë shumë të rrezikshme për vendin.

“Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcënime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës” ka shkruar ai në përgjigjet e tij.

Ambasadori ka thënë se si ambasador nuk e përkrah as Qeverinë e as opozitën ndërsa u ka bërë thirrje politikanëve që problemet ti zgjidhin me anë të dialogut.

“Opinioni im nuk ka rëndësi. Presidenti i Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës. Ai ose ajo është përgjegjëse për ata dhe Kuvendi është përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit. Nëse deputetët zgjedhin dikë që ju nuk e mbështesni, këshilla ime është që herën tjetër konsiderojeni që të mos votoni për ata”, ka thënë O’Connell.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb