Odise Roshi është bërë baba për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga futbollisti i kombëtares, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka zbuluar dhe emrin e birit.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois”, ka shkruar Roshi sipër imazhit familjar ku shihet dora e tij, djalit dhe bashkëshortes.

Në hapësirën e komenteve, futbollisti pranoi urime të shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij.
Kujtojmë që 30-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit 2020.

Aktualisht, futbollisti shqiptar luan në klubin turk, Boluspor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: