Odise Roshi largohet nga FSV Frankfurt për të nënshkruar me Rijekën në kampionatin kroat. Mesfushori 24-vjeçar, pasi refuzoi të rinovonte kontratën me skuadrën e Bundesligës së Dytë, firmosi një kontratë 3-vjeçare me klubin ku aktivizohet Bekim Balaj, me objektivin për të luajtur në vazhdimësi dhe për të spikatur në futbollin europian, pasi Rijeka do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Odise Roshi ka qenë pjesë e FSV Frankfurtit që nga vera e vitit 2012, fillimisht në formën e huazimit, ndërsa që nga 2013-ta kartoni i tij u ble nga kjo skuadër.

Më mbylljen e sezonit përfundoi edhe kontrata e Roshit, i cili mbërrin në Kroaci si lojtar i lirë. Roshi ka zhvilluar në total 73 ndeshje me FSV Frankfurtin dhe ka shënuar 6 gola. Fanellën kuqezi e ka veshur në 22 takime, teksa ka shënuar edhe një gol, atë që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Sllovenisë në eliminatoret e Euro 2016.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: