Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “A show” në “News 24” nga Adi Krasta tha se Edi Rama do diktaturë, mirëpo këtë gjë nuk do ta lejojë BE.

Bylykbashi nënvizoi se opozita është e bindur se djegia e mandateve ishte rruga e duhur dhe se do ta bënte prapë.

Shqiptarët duhet të arrijnë në zgjidhje të përbashkëta. Shqiptarët refuzuan në masë Edi Ramën. Ai mund të vendosë diktaturën, por BE nuk do ta lejojë. Ne si grup morëm vendim koshient.

Ne edhe sot do ta bënim këtë gjë. Ne duam të projektojmë një forcë politike për një Shqipëri ndryshe. Zgjedhjet të lira e të ndershme janë kryetema dhe kryekërkesa jonë”, tha Bylykbashi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb