Deri pak javë më parë dukej një sezon i cili po shkonte mjaft mirë për Lacion, por takimet e fundit kanë zbehur gjithçka, pasi rezultatet nuk kanë qenë pozitive. E tillë ishte edhe sfida kundër Kievos që u luajt ditën e djeshme, por si të mos mjaftonte kjo, episode të pakëndshme kanë ndodhur në fundin e takimit, me protagonist Lukas Biljan.

Një tifoz nisi të ofendojë kapitenin Bilja, i cili ishte gati të hipte në tribunë dhe të konfrontohej me të, por mes tyre është futur edhe bashkëshortja e mesfushorit argjentinas. Kjo e fundit, duke iu kundërpërgjigjur tifozit, rrezikoi të kishte një kontakt të ashpër me të.

Gjithsesi, Tunkara, lojtari që trajneri Inzagi e kishte lënë në tribunë, i doli në mbrojtje bashkëshortes së Biljas dhe ishte gati ta godiste ultrasin. Nëse nuk do të kishte qenë për ndërhyrjen e policisë, kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të rënda.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb