MAQEDONI– Shkupi sot do të “vërshohet” nga vizitat e personaliteteve të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Ves Mitchell, si dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati do të qëndrojnë në Shkup për t’i dhënë mbështetje autoriteteve të vendit dhe për t’i bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin pozitivisht referendumin e emrit që do të zhvillohet më 30 shtator, informon INA.

Ministri Bushati prej dje po qëndron për vizitë në Shkup, ku takoi kryeministrin Zoran Zaev dhe liderë të partive politike të Lëvizjes BESA dhe partive tjera.

Ndërsa agjenda e takimeve të tij fillon sot në mëngjes me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministrin për Eurointegrime Bujar Osmani.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini do të nisë axhendën e takimeve gjatë pasdites, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderë politikë.

Edhe vizita dhe takimet e ndihmës sekretarit amerikan Mitchell do të vijojnë gjatë pasdites, ku ai do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, shefat e grupeve parlamentare, ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb