“Mali i Zi nuk ka mbijetesë nëse nuk ndërtohet si shtet civil”- kështu tha kryetari i DPS-së dhe presidenti malazez, Gjukanoviç gjatë një takimi me strukturat e partisë në Rozhajë, të cilin qytet e mori si shembull për multi-nacionalitetin.

“Ne jemi shumë të bindur se Mali i Zi me strukturën dhe historinë e tij është i destinuar të jetë një shtet civil, ndryshe nuk do të mbijetojë”, tha Gjukanoviç, raporton rtcg.

Ai tha se në këto tridhjetë vjet, nuk ka pasur kurrë një ofensivë më të ashpër sesa sivjet kundër Malit të Zi të pavarur, karakterit të tij qytetar, demokracisë multietnike dhe rrugës evropiane.

Gjukanoviç është duke u përpjekur që me një grup të deputetëve të ngrit një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga politikani pro-serb, Zdravko Krivokapiç, i cili e kishte rrëzuar nga pushteti DPS-in.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb