MEMALIAJ- Ndodh edhe kështu! Një 72-vjeçar, jep 4 milionë lekë, kush i ofron një nuse gjirokastrite. Rasti i rrallë shënohet në qytetin e Memaliajt, ku Spiro Kamberi, kërkon të martohet. Lajmi është publikuar nga jugunews.

I vetmi kusht që ka i moshuari, për atë që do të lidhë “fatin” me të, është që bashkëshortja e ardhshme, të jetë gjirokastrite. Në “CV” e tij, Spiro Kamberi, krenohet me arsimimin e tij 11-vjeçar, ndërsa të ardhurat, i siguron nga pensionet që merr nga Greqia dhe Shqipëria.

Për 4 milionë lekë, e kush nuk do të donte t’a bënte me nuse Spiron?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: