Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm por ende i padekretuar nga Presidenti Ilir Meta është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të.

Ai shtoi se e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.

Përgjatë një interviste në Opinion, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.

“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Unë jam këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe ndaj shumë gjëra me të. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki.
Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar”, u shpreh Lleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb