Përpjekje dëshpëruese të Paris Saint-Germain për të mbajtur me të gjitha mënyrat e mundshme Kylian Mbappe në “Parkun e Princave”. Ideja e fundit e parizienëve është vërtet e çmendur.

Sipas mediave të huaja, klubi i ka ofruar yllit francez një kontroll total në operacionet sportive. Kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, por edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty.

Por si duket Mbappe është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madrid. Atij i skadon kontrata me parisienët në muajin e ardhshëm, por klubi i pasur po mundohet ta bindë, duke i bërë oferta të pabesueshme joshëse.

Pra, nëse e ndërron mendjen, Mbappe mund ta ketë komplet nën kontroll ekipin parisien, raporton “elchiringuitotv”. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi definitiv i lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb